Çfarë duhet të bëni?
Planifikimi i Dasmës bëhet më i thjeshtë dhe argëtues – duke përdorur mjete e duhura. Organizo buxhetin, dhe listen e të ftuarve, vendet ku do të ulen! Çfarë duhet të bëni? Këto janë hapat e para, vazhdon... Ishte ky artikull i vlefshëm? Komento më poshtë.
0 Comments
Së pari hiqeni nga mendja, se duhet të rrini pa ngrënë. Ju duhet të ushqeheni dhe madje me ushqime me energji. Përzgjidhni ushqime të cilat do t`ju ndihmojnë të stabilizoni sheqerin në gjak dhe i cili nuk do t`ju qëndrojë në stomak si plumb(ose qe do t`ju krijoje gazra). Provoni të hani crackers, një banane me kos, një tas me drithra ose ëmbëlsirë frutash. Nëse nuk e pëlqeni laktozën, provoni bukën me gjalpë kikiriku, drithra të thata të përziera me kikirikë. Ishte ky artikull i vlefshëm? Komento më poshtë. Dëshironi që të jeni të qartë në hartimin e ftesave por nuk doni që të lëndoni ndjenjat e të ftuarve? Provoni këto metoda tradicionale: * Në momentin e adresimit të ftesës, mos e shënoni emrin e fëmijëve, në asnje paragraph të ftesës. * Në rastin kur nuk dëshironi fëmijë në dasëm ju gjithashtu mund të shkruani: “pritje vetëm për të rritur” në fund të kartës së rezervimit. * Shtoni, “Shpresojmë që 2 perona (numri i personave të dëshiruar) do na nderojnë me ardhjen e tyre. * Shtoni, "(numrin) e vendeve që janë rezervuar në emrin e të ftuarit. Disa tradita të tjera në hartimin e ftesës: * Nëse dikush nuk i është përgjigjur ftesës suaj, është më e saktë që ta telefononi atë një javë pas datës që keni caktuar konfirmimin në mënyrë që të konfirmoni pjesmarrjen. * Për fëmijët mbi 16 vjeç duhet t`u dërgohet ftesë më vete. * Në rastin që keni ftuar vetëm një person, gjithmonë përfshini një të ftuar tepë në ftesën e tij. Ishte ky artikull i vlefshëm? Komento më poshtë. Është e njohur se ditën e dasmës nuset përfshihen nga ankthi, frika, mërzija, dhe nervat. Por dijeni se kjo nuk ndodh ngaqe çdo gjë po ecen keq ose sepse nusja është bërë pishman por kjo ndodh sepse lodhja e ditëve, arrin në kulmin e saj si rezultat krijimi i tensionit, i cili mund të çojë drejt shpërthimeve të cilat mund të prishin atmosferën e bukur të këtyre ditëve. Wedding Planners Albania, ju liston se çfarë duhet dhe nuk duhet të bëjnë nusjet ditët përpara dasmës në mënyrë që të jenë të qeta dhe ta shijojnë atë ditë:
Mos harroni se dasma juaj do të zhvillohet vetëm një herë dhe nuk ja vlen që të lejoni asgjë dhe askënd ta prishë atë…madje as veten tuaj! Ishte ky artikull i vlefshëm? Komento më poshtë. Çmendim keni për disa tekste paksa ndryshe nga ato tradicionale? Më poshtë mund të gjeni disa tekset të cilat janë rrallë të përdoruara por janë të këndshme... ♥ ♥ ♥ ♥ ♥ ♥ Vendosëm të ndajmë… netët tonë, veshjet & unazat tona, ëndrrat, sekretet tona, si edhe çdo gjë që na përket, hidhërimet, gëzimet, lulet, pikturat tona, dhe përfundimisht jetët tona. Entela dhe Arbri bashkë me prindërit, ju presim ditën e Shtunë datë 22 Korrik në orën 19:00, në Lokalin e Ëndrrave. Adresa: Tiranë Se mos harroni, na njoftoni që do ta nderoni: +355 6…….. ♥ ♥ ♥ ♥ ♥ ♥ Dashuria e mbush të gjithë jetën tonë dhe jeta jonë e përbashkët merr shkëlqim në moment kur ne Entela dhe Arbri do të nisim një jetë të përbashkët. Ejani të festoni me ne momentin e shkëmbimit të betimit tonë ditën e e Diele datë 22 Korrik në orën 19:00 në Lokalin e Ëndrrave Adresa: Tiranë Konfirmimet na i jepni në: +355 6……. ♥ ♥ ♥ ♥ ♥ ♥ Një jetë plot përkujdesje, dhe një dashuri pafund ne Klodiana dhe Benardi sëbashku me prindërit tanë ju ftojmë të ndajmë sëbashku celebrimin e martesës ditën e Dielë, datë 28 Korrik në orën 19:30 në Lokalin “Viro” Adresa: Gjirokastër Na konfirmoni pjesëmarrjen: +355 68……. Ishte ky artikull i vlefshëm? Komento më poshtë.
Ngjyrat e forta tek lulet po zejnë çdo ditë e me shumë vend këtë vit dhe krijojnë një tendencë të re…e cila po na pëlqen shumë! Shprehuni me një kombinim të guximshëm të luleve dhe të ngjyrave që përveç të tjerave do t`ju improsionojnë juve dhe të ftuarit tuaj.... E vetmja gjë që ju nevojitët është që zgjedhja të bëhët bazuar në sezonin, vendin, dhe natyrës që ju përshtatet juve dhe (përse jo?) rëndësinë dhe simbolizimin e ngjyrave.... Si rrjedhojë, kemi ngjyrat: E Kuqja: Ngjyra e pasionit, dhe dashurisë.Shpreh energjinë dhe gjallërinë. Konsiderohet si symbol i fatit të mirë. Roz: Simbol i rinisë dhe gëzimit. Përfaqëson finesën dhe sharmin(joshjen). Portokalli: Ndërmjetëson, energjinë, gjallërinë, pavarësinë. Shpreh besim dhe entuziazëm. E verdha: Simbol për luksin, bujarinë dhe respektin. E bardha: Simbol i pastërtisë dhe i çiltërsisë. Konsiderohet ngjyra tradicionale e dasmës. Ishte ky artikull i vlefshëm? Komento më poshtë.
“Destination Weddings”, janë dasmat të cilat organizohen jashtë qytetit ku ju jetoni. Në shtetet e zhvilluara “Destination Weddings” janë shumë të njohura, sepse për shkak të vendeve të punës njërëzit detyrohen të punojnë dhe jetojnë jasht qytetit ku ata janë rezidentë. Ata i preferojnë këto dasma sepse dëshirojnë diçka ndryshe nga dasmat tradicionale. Edhe në Shqipëri, zhvillohen “Destination Weddings” pra dasma të cilat organizohen jashtë qytetit ku çifti banon aktualisht. Sipas statistikave boterore, këto dasma rezultojnë më të lira se dasmat tradicionale, pasi nuk behet pritja e mëdhe, por mund të përfundojnë edhe më të shtrenjta pasi çiftit i duhet të shpenzojë më shumë për akomodimin edhe transportin e të ftuarve.
|
AuthorAspirata jonë është lumturia juaj, duke vlerësuar dëshirat tuaja dhe respektuar zgjedhjet tuaja. Archives
February 2014
CategoriesKrijuar veçanërisht për ju, me ju!
***** Made especially for you with you. |