Mendoni së mbrëmja e dasmës suaj do jetë thjeshtë “ulu dhe ha”? Ne mendojmë se jo. Shtoni pak argëtim dhe surprizoni në ditën tuaj të dasmës duke bërë disa lojra. Gjithashtu kjo mund të jetë një mënyrë e mirë për të djegur disa kalori të fituara gjatë ushqimit në mbrëmjen e dasmës!
#1
Nusja apo Dhëndrri?
Kjo lojë ju ndihmon me të vertetë të krijoni një atmosferë aktive pasi kërkon pjesëmarrjen e të gjithëve. Të ftuarit do ta dashurojnë këtë lojë.
Ndahen, femrat tek njëra skuadër dhe meshkujt tek tjetra.. Secila skuadër do të marrë një shenjë, njëra me shënimin “NUSJA”dhe tjetra me shënimin “DHËNDRRI”. Sigurohuni që shenjat të jenë mjaftueshëm të mëdha në mënyrë që të ftuarit ti shikojnë ato qartë.
Mbani një liste më pyetje “cili” si , “Cili mendoni se gërrhet më shumë?” ose "Cili është më i pastër?” ose "Cili do pushtojë krevatin?” Të ftuarit do ngrjnë shënjat që kanë në dorë si përgjigje në pyetjet. Imagjinoni llojshmërinë e pyetjeve që do të merrni!
Zgjidhni pyetje modeste të cilat nuk do të vejnë në siklet çiftin e ri përpara prindërve apo familjarëve, ose edhe bashkëpunonëtorevë si edhe fëmijëve të vegjël. Ju I njohni më mirë ata!
Ishte ky artikull i vlefshëm? Komento më poshtë.