Mund të them shumë fjalë për të përshkruar punën dhe përkushtimin tuaj, por përsëri nuk do të mjaftonin. Jeni të përkryer në punën tuaj, në çdo aspekt. Ju falenderoj që u shtoni bukuri ditëve më të veçanta në jetë.
Mënyra më e bukur për ti bërë të ftuarit pjesë të gëzimit tënd ishte thjeshtësia që ma falët nëpërmjet ftesave dhe tekstit..shumë faleminderit për punimet e ftesave dhe të shamisë sime ..kujtim që do mbetet gjatë gjatë. Shumë faleminderit për gjithçka e uroj punë pafund e fantazi plot punë të mbarë dhe gjithë të mirat :))) Bora, 25 Tetor 2013, Tiranë
Shumë faleminderit për punën tuaj. Ishte shumë bukur të shikoja se me sa habi të gjithë të ftuarit shikonin gotat e mija,dhe gjith kjo falë jush...ju uroj shumë suksese në punën tuaj dhe sa më shumë gjera të bukura. Arianita, 27 Shtator 2013, Burrel
Jeni perfekte!!! Ftesat janë gjithmonë detaj shumë i rëndësishme i ditës së kurorëzimit. Nuk gjej fjalë të përshkruaj punën tuaj me përkushtim, kujdesi ndaj detajit më të vogel...etj të cilat bënë dëshirën time realitet. Jam e mahnitur nga puna juaj. Ju uroj suksese. Matilda, 2 Shtator 2013, Tiranë
Aty ku ekziston fantazia dhe dëshira e madhe për të punuar e për të krijuar gjëra të veçanta arrihet një punë e shkëlqyer. Tek ju i gjeta të gjitha kto gjera dhe jam shumë e kënaqur që ju zgjodha.Me krijimet tuaja luajtët një rol të veçante në realizimin e ëdrrës time. Ju falenderoj dhe ju uroj shumë suksese.
Gjithçka perfekte dhe mbi të gjitha sipas dëshirës! Vështirë në ditët e sotme mundësia financiare dhe realizimi i dëshirës të arrihet, por ju i ktheni ato në realitet! Faleminderit!
Krijimi më i bukur dhe me i veçantë realizuar në perfeksion me të gjitha detajet e kërkuara! :) Jeni të mrekullueshme! Ju uroj shumë suksese në punën tuaj! Rekomandimet e mia pozitive vazhdojnë... :))) Elona, 26 Gusht, Tiranë
Ftesat ishin një element shumë i rëndësishëm për dasmën time. Ato duhet të ishin te veçanta dhe të bukura. Në këtë mënyrë të ftuarit do të kuptonin menjeherë se dasma do të ishte ashtu si ftesat...e veçantë dhe e bukur. Vendosa të besoj tek "Wedding Planners Albania" pasi vetem aty gjeta ftesa të cilat nuk gjendeshin askund tjetër. Jam e kënaqur për zgjedhjen që bëra. Ftesat lanë një impresion të bukur tek kushdo që i mori në dorë. Kjo ishte ajo që doja. Ju falenderoj për bashkëpunimin dhe për punën e pa lodhur. Yllka, 26 Gusht 2013, Tiranë
Me shumë sinqeritet, është një fjalë shumë e vogël e komplimentave të shumta që merrni çdo ditë.... WOW...pa fjalë ...më pëlqyen shumë shumë...edhe ftesat ishin shumë të bukura...Bravo ju qoftë për dhuntinë që keni...për idetë tua aq të bukura...ju falenderoj që do jeni pjesë e kujtimeve të bukura. Arta, 6 Korrik 2013, Tiranë
Ju falenderoj përzemërsisht për punën e realizuar. U impresionova nga kreativiteti dhe angazhimi juaj profesional. Dhe mbeska ime e vogël Raina, u gëzua kur pa bonbonieret me Sponge Bob në festën e dy vjetorit :) Do ju rekomandoja me shumë kënaqësi tek shoqëria ime. Elona, 1 qershor 2013, Tiranë
Shumë faleminderit për punimet aq të bukura që krijuat për ne, na pelqyen shumë,çdo gje ishte perfekte, ju lumshin duart ju urojmë shumë suksese në punët në vazhdim. Ju përshëndesim Adela & Blerta, 24 Prill 2013, Tiranë,
Një falenderim i veçantë për ju vajza, çdo gjë ishte realizuar me së miri. Ju falenderoj për përkushtimin e librit dhe të konfetave ju lumshin duart na kenaqët. Sa më shumë suksese! Elis & Andia, 20 Prill 2013, Itali
Ftesat ishin shumë të bukura dhe kam mbetur shumë e kënaqur pasi gjeta atë që kërkoja. Ju falenderoj për përkushtimin dhe punën e bërë. Suksese të metejshme.
Vajza ju falenderoj shumë për bashkëpunimin dhe punën e kryer. Ju lumshin duart dhe ju uroj suksese të metejshme. Shpresoj që të keni gjithmonë gjëra të bukura për të na treguar :-)
Vajza ju falendoroj jashtë mase shumë për punën e përkryer që keni bërë për detajet e festës së ditëlindjes së Tegis-it. Çdo gjë ka dalë më bukur nga çe imagjinoja... Jeni të mrekullueshme dhe keni duar flori...Isha shumë me fat që ju zgjodha ju për të zbukuruar në detaje 1 vjetorin e Tegis-it... :) Dora 11 Shkurt 2013, Tiranë
Vajza shumë faleminderit për punën tuaj! Ishit fantastike! Skema ishte një detaj shumë i rëndësishëm në dasmën e sime motre,dhe të ftuarit e pelqyen shumë!:) Merila, 11 Shtator 2012, Tiranë